Interpretim magjik i aktorit franko-shqiptar

06/11/2010 20:25

Një mbrëmje ndryshe në sallen e TK, ku një ditë më parë aktori me origjinë shqiptare Rexhep Mitrovica, interpretoi në frengjisht tre poezi të shkrimtarit francez Jean Genet.

Një mbrëmje poetike, që ambasada franceze i dedikoi shkrimtarit në 100 vjetorin e lindjes së tij. Aktori Mitrovica, nip i ish-kryeministrit shqiptar në 1944-ën, të cilit i ka marrë edhe emrin, rikthehet në Shqipëri pas 14 vitesh.

Poezitë e Genet, që ngjiti në skenë titullohen “I dënuar me vdekje”, “Marshim i përmotshëm” dhe “Këngë Dashurie”.

“Janë poezi shumë të njohura. Është bërë një lloj mishërimi i poezive duke i përshtatur për skenë”, ka deklaruar Mitrovica për Top Channel.

Rexhep Mitrovica është aktor i njohur në teatrot franceze. Në karrierën e tij ka rreth 80 role, kryesisht në pjesë klasike, si “Hamleti”, apo “Mbreti Lir”.

“Mua më pëlqen shumë edhe teatri kontemporan. E njoh më pak, pasi kam zgjedhur të punoj më shumë për role në teatrin klasik. Vitin e ardhshëm do të punoj mbi një tekst kontemporan”, është shprehur ai. Rexhep

Mitrovica ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në ‘95-ën. Një vit më pas ai u rikthye për të ngjitur në skenë pjesën “Ditari i Njezhinskit”.

Pas performancës së mbrëmshme në Tiranë, poezitë e Genet do t’i interpretojë edhe në Mal të Zi e Maqedoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA