
Instituti i sigurimeve të Kujdesit shëndetësor penalizon disa nga farmacitë me të cilat ka lidhur kontratë përsa i takon tregtimit të barnave me rimbursim.
“Drejtoria e Kontrollit të Parësorit dhe sherbimit farmaceutik ka marrë masa administrative më gjoba ndaj subjekteve farmaceutike në vlerën totale 1. 3 milionë lekë te reja si dhe janë shkëputur kontratat me 3 subjekte farmaceutike për shkak të shkeljes së pikave të kontratës”, u shpreh Pjerin Kodraçaj, Kontrollit të Parësorit dhe Shërbimit Farmaceutik.
Masa administrative me gjobë ndaj 6 farmacive është në vlerë 121 000 lekë. Janë kontrolluar me invetarizim farmaci dhe kontroll temaik në 8 farmaci.
Për sa më sipër nga problematikat e konstatuara është marrë masë organizative ndaj: Sektorin e Rimbursimit dhe Sektorin e informatikës, të ndjekin ecurinë e programit të ISKSH në farmacitë me kontratë me DRSKSH – Dibër, pasi nga kontrolli në farmaci u vu re mos realizimi i kompjuterizimit të të dhënave sipas programit të përgatitur nga ISKSH.
Janë marrë masa administrative me gjobë ndaj 3 farmacive në vlerën 43 000 lekë.
Masa zhdëmtimi ndaj 6 farmacive në vlerën 877 966,4 lekë.
Kontroll tematik për mungesat e alternativave të para të LBR 2010 në depot Importuese me kontratë me ISKSH, prej të cilave u kontrolluan 11 depo importuese.
Top Channel