Gazeta e BE: Pa viza para Krishtlindjeve

06/11/2010 20:45

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pritet të votojnë hënën për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen, pavarësisht se dy vendet kanë shënuar një progres të vakët në forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Sipas gazetës online të Bashkimit Evropian, para Krishtlindjeve shqiptarët dhe boshnjakët do të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen.

Gazeta saktëson se lëvizja do të jetë e mundur për ata që kanë në dispozicion një pasaportë dhe një kartë identiteti biometrike, të cilët gjithësesi nuk do të mund të qëndrojnë më shumë se 3 muaj në një vend të BE-së.

Por mes këtyre të fundit ka edhe disa skeptikë si Holanda, që vlerëson se Shqipëria dhe Bosnja s’kanë bërë sa duhet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe Franca, e cila u druhet flukseve të emigracionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA