Durrës, debat për “Rrugën Tregtareâ€
06/11/2010 17:45
“Rruga Tregtare” është një nga rrugët më karakteristike dhe simbol i qytetit të Durrësit, por që ka marrë një pamje të mjerueshme për shkak të arnimeve të vazhdueshme me asfalt.
Cdo ditë e më shumë këto ndërhyrje po zëvendësojnë pllakat e shtrenjta me të cilat u shtrua tre vjet më parë.
Rruga me gjatësi 340 metra është fare pranë portit, shëtitores bregdetare dhe amfiteatrit antik.
Mbledhja e radhes e këshillit bashkiak u karakterizua nga debate të shumta lidhur me një fond prej 146,5 milionë lekë të reja që është planifikuar për investime të reja në infrastrukturë.
Shumica e djathtë e ka votuar kundër projektvendimin me argumentin se bashkia ende ka investime të parealizuara për këtë vit.
Top Channel