Devoll, asfiksohet nga tymi, vdes 49 vjecari

06/11/2010 19:00

Një 49 vjecar është gjetur i vdekur pasditen e sotme në banesën e tij në Devoll, pasi kishte mbetur i asfiksuar nga tymi i një zjarri që i kishte përfshirë shtëpinë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Arben Celiku kishte harruar ndezur një qiri.

Qiriu, sipas burimeve, është rrëzuar dhe flakët e tij kanë përfshirë disa nga orenditë e shtëpisë, kryesisht ato prej druri.

Burimet shtojnë më tej se 49 vjecari është gjetur i pajetë nga fqinjët e tij pasi jetonte i vetëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA