Berisha: Opozita po pengon integrimin

06/11/2010 12:00

Kryeministri Sali Berisha akuzoi opozitën se po pengon integrimin e Shqipërisë në Evropë.

Duke folur nga Postriba ku ndodhet për të inauguruar një rrugë, kryeministri Berisha deklaroi se opozita shqiptare shpif duke mos sjell asnjë ofertë serioze për qytetarët shqiptarë.

“Heqja e vizave nuk ishte dhuratë e Bashkimit Evropian, por pasojë e reformave të qeverisë”, tha Berisha.

Kryeministri ndodhej sot në Koplik ku përuroi një nënstacion të ri elektrik me vlerë 4 milionë euro.

Top Channel