Albumi i parë i Jackson pas vdekjes

06/11/2010 10:40

Do të jetë albumi i parë pas vdekjes i Michael Jackson, i titulluar thjesht “Michael” dhe do të dalë në treg në SHBA më 14 dhjetor.

Lajmin e ka bërë të ditur Epic Records dhe Sony Music në faqen e mbretit të popit.

Një prej këngëve të albumit, “Breaking News”, do të jetë e shkarkueshme falas duke filluar nga e hëna në 8 nëntor dhe për një javë nga faqja www.michaeljackson.com.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA