“Mjaft”: Mos prishni piramidën`

06/11/2010 19:50

Aktivistë të lëvizjes “Mjaft” protestuan kundër vendimit për shkatërrimin e godinës së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Ata e kanë cilësuar godinën si pjesë të trashëgimisë dhe kanë kërkuar rivlerësimin e saj dhe mosshkatërrimin.

Me aktivistët e kësaj lëvizjeje janë bashkuar edhe qytetarë të thjeshtë që janë kundër shkatërrimit të godinës.

Qeveria ka planifikuar rrëzimin e godinës dhe në vendin e saj kërkohet ndërtimi i godinës së re të Kuvendit të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA