Vizat, në pritje të vendimit…

05/11/2010 23:55

Bashkimi Europian vendos për heqjen e vizave me Shqipërinë e Bosnjen mëngjesin e së hënës më 8 nëntor. Presidenca belge njofton zyrtarisht se Ministrat e Brendshëm do diskutojnë mbi çështjet e emigracionit dhe azilit fillimisht.

Këshilli pritet të vendosë për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnje-Hercegovinën formalisht, pas shqyrtimit në mbledhjen e vendeve Shengen, ku marrin pjesë dhe shtetet jo anëtare të BE-së, si Zvicra, Norvegjia e Islanda.
 
“Përsa i takon datës së hyrjes në fuqi, Këshilli do të deklarojë vetëm se vendimi merr efekt një ditë pas botimit në fletoren zyrtare, por nuk do të përcaktojë një datë të qartë, siç ndodhi vitin e kaluar për 3 vendet e tjera”, shpjegoi një zyrtar i presidencës belge i pyetur nga Top Channel.

Ai argumentoi se me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, Këshilli i BE-së duhet të respektojë kohën e nevojshme që kërkojnë specialistët për të botuar vendimet në fletoren zyrtare, megjithatë ai priste që vendimi të hynte në fuqi në mes të dhjetorit, përpara festave të fundvitit.

Në të njëjtën ditë me liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen merr efekt dhe Mekanizmi Monitorues nga Komisioni, të cilin Këshilli e miraton të hënën paradite.
 
Diplomati belg sqaroi se ky mekanizem ngrihet me kerkese te Frances muajin e kaluar, kerkese kjo qe gjeti mbeshtetjen e disa vendeve antare. Ne rast se keto vende do te mbeten serish te pakenaqura me garancite e ofruara, Keshilli i ministrave te brendshem europian kalon ne procedure votimi me shumice te cilesuar.

Top Channel