Rama: Qeveria të pranojë ofertën tonë

05/11/2010 12:45

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot se opozita e ka bërë ofertën e saj për zgjidhjen e krizës dhe për hapjen e rrugës së reformës zgjedhore, dhe sipas tij kjo ofertë duhet lexuar dhe pranuar nga qeveria sepse nuk ka rrugë tjetër për ta nxjerrë vendin nga kjo situate.

“Oferta jonë e re bazohet mbi rezolutën e Parlamentit Evropian dhe zbatimit të saj në realitetin e parlamentit shqiptar. Kërkohet hetim që garanton transparencën e nevojshme dhe hapjen e rrugës për procesin e reformës zgjedhore, pasi të jenë hapur kutitë e materialeve zgjedhore”, tha Rama, në bashkëbisedimin e së premtes me gazetarët.

Shefi i socialistëve deklaroi se projekti i regjistrimit të popullsisë rrezikon të manipulohet nga qeveria.

“Një grup njerëzisht të komanduar nga Basha mund të hyjnë në sistemin e gjendjes civile”, theksoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA