Pyjet e Ersekes, hapen hetimet

05/11/2010 16:05

Drejtoria e Policisë së Korcës ka kërkuar nga prokuroria e këtij rrethi hapjen e hetimeve ndaj drejtuesve të komunave në rrethin e Ersekes, të cilët kanë abuzuar me detyren duke shfrytezuar pyjet e zones së Ersekes.

Drejtoria e policise se Korces nisi menjehere hetimin pas publikimit ne Top Channel te fakteve qe implikonin rende kryetarin e komunave Barmash, Vasil Rrushi, ne komunen Çlirim Arjan Dhimo dhe ne komunen e Mollasit,  vëllanë e kryetarit.

Keta persona kane ne pronesi disa sharra qe shfrytezojne pyjet komunale. Keto pyje i kane kaluar ne pronesi komunave dhe keta kryetare komunash i kane dhene vetes te drejten e shfrytezimit si privat te kesaj pasurie te perbashket. Top Channel realizoi nje reportazh te detajuar ku zbuloi konfliktin e interesit. Pikerisht per kete te fundit ka marre shkas edhe Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka njoftuar hapjen e hetimeve.

Inspektoriati njofton se ka marre shaks nga investigimi me i fundit ne top channel dhe ka nisur kontrollin e plote per disa drejtues lokale ne qarkun e Korcen por edhe ne elbasan. Per te cilet jane ngritur dyshime ne media se po krijojne te ardhura nepermjet shfrytezimit te paligjshem te pasurive pyjore.

Inspektoriati do te hetoje konfliktin e ineresit ne ushtrimin e funsioneve publike gjate vendimarrjes se tyre per hapesirat pyjore ne territoret e njesise administrative ku ushtrojne funksionet subjektet. Ne nje rast te denoncuar nga top channel, shfrytezimi pyjeve behej nga vellai i kryetarit te komunes. Pikerisht per kete fakt Inspektoriati njofton se kontrolli do te shtrihet edhe ne rrethin e personave te lidhur me zyrtare publike, subjekte deklaruese, per te cilet eshte ngritur dyshimi ne media se po krijojne pasuri nga veprime te paligjshme ne kete sektor ekonomik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA