Pink, e inatosur me fansat
05/11/2010 21:50
Pink është shumë e inatosur me fansat, të cilët i kërkojnë autografe… tek dera e shtëpisë.
Shqetësimin e saj, këngëtarja e ka bërë publik në rrjetin social ‘Twitter’.
“Nuk është mirë t’i biesh derës së dikujt vetëm për të marrë një autograf apo për të bërë foto”, ka shkruar Pink.
“Kjo gjë më çmend!”, ka vazhduar këngëtarja.
Pas dy vitesh udhëtimi për shkak të tureve të saj, Pink po shijon disa ditë pushimi në shtëpinë e saj.
Top Channel