PDI: Duhet të bashkohemi

05/11/2010 15:45

Gjatë një takimi me antarët dhe simpatizantët e Partisë për Drejtësi dhe Integrim në Durrës, kryetari i saj Tahir Muhedini përcolli dhe njëherë idenë e bashkimit të dy partive came në një të vetme duke e argumentuar këtë me forcimin e autoritetit të cështjes came në arenën ndërkombëtare. 

Ndërsa bëri një ekspoze të situatës politike në vend ai u ndal në rastin e Boboshticës.

“Po te jemi bashke mund te bejme shume gjera. Do te ishim me shume sot, sikur te mos ishin ambicjet dhe intrigat e politikes qe na ndane”, tha Tahiri.

Në takim u prezantuan lëvizjet e bëra nga PDI në Shtetet e Bashkuara për lobimin në Kongresin dhe Senatin amerikan për hartimin e një rezolute për cështjen came.

Gjatë takimit gjithashtu u lancua edhe nisma për mbështetjen e kësaj cështjeje, që konsiston në ngritjen e një rrjeti dhe llogarie bankare ku secili mund të kontribuojë për arritjen e rezultatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA