Pack braktis takimin në Tiranë

05/11/2010 11:00

Eurodeputetja Doris Pack braktis takimin e komitetit të Stabilizim Asociimit që po zhvillohet në Tiranë, pas debateve që shpërthyen në sallë mes deputetëve opozitarë dhe atyre të mazhorancës.

“Jam e zhgënjyer, po tregoni mungesë serioziteti. Kemi 20 vjet që shohim të njëjtën praktikë”, tha Pack.

Sipas informacioneve të fundit pjesë e debatit kanë qenë deputetët Albana Vokshi, Taulant Balla dhe Sajmir Tahiri.

Top Channel