Naomi do të martohet në Egjipt

05/11/2010 10:25

Eshtë folur disa herë për dasmen e Naomi Campbell me miliarderin rus Vladislav Doronin.

Por kësaj radhe duket se cifti do të bëjë vërtetë ceremoninë në Egjipt, në muajin dhjetor. Sipas të përditshmes së Kajros “Al Ahram”, modelja britanike dhe biznesmeni moskovit do të martohen më 7 dhjetor në Luxor, ku cifti do të kalojë edhe muajin e mjaltit.

Gazeta egjiptiane nuk citon asnjë burim, por jep siguri se dasma do të zhvillohet në ndërtesësn luksoze të Winter Palace. Pritet që në ceremoni të jenë të pranishëm shumë yje të Hollywood.

Top Channel