
Politika shqiptare ka dhene sot një shfaqje të shëmtuar para delegacionit te Parlamentit Europian. PD votoi kunder ne amendamenti te Pack për hetimin e zgjedhjeve e më pas PS votoi kundër rezolutes që nuk përfshinte hetimin.(update)
Delegacioni largohet pa nje deklarate te perbashket dhe me te vetmin opinion: tërësisht te zhgënjyer.
Pas takimit kreu i delegacionit Eduart Kukan kërkoi vazhdimin e dialogut politik, me shpresën për progres.
Kukan: Javen tjeter publikohet raporti i Komisionit Europian per Shqiperine. Une nuk e di cfare permban, megjithese disa media e kane prezantuar ate, por nuk eshte zyrtare. Por rezultati i ketij takimi, perfundimisht nuk eshte nje lajm pozitiv apo konstruktiv per Shqiperine perpara kesaj ngjarjeje.
Top Channel: Zoti Kukan ju po thoni se gjithcka po ndodh ne jeten politike shqiptare eshte nje mesazh i keq qe ne po japim per Europen?
Kukan: Une thashe se mesazhi i keq per Europen eshte se pas dy dite diskutimesh aktive me delegacionin e Parlamentit Europian dhe delegacionin e Parlamentit Shqiptar ne nuk mundem dot te arrinim ne nje dokument te perbashket, sepse nuk kishte marreveshje nga pala shqiptare. Sipas rregullores, nese ka mosmarreveshje, eshte e nevojshme vota dhe deklarata e perbashket miratohet kur te dyja palet e delegacionit bien dakort me te. Nga pala shqiptare u refuzua i gjithe kompromisi i arritur, prandaj ne nuk kemi nje dokument. Ky eshte mesazhi i keq. Kjo do te thote qe dialogu politik mes partive politike vazhdon te krijoje ngerce per te ardhmen dhe rrugen europiane te Shqiperise.
Top Channel: Zoti Kukan ju jeni i zhgenjyer nga te dyja palet?
Kukan: Jam i zhgenyer.
Top Channel