Jackson, në dhjetor del albumi i ri

05/11/2010 14:55

Një album me këngët “e reja” të Michael Jackson do të dalë në shitje muajin e ardhshëm.

I titulluar “Michael”, ai përmban këngë për të cilat ylli i muzikës pop po punonte para vdekjes së tij në qershor të 2009-ës dhe që janë përfunduar pas ndarjes së tij nga jeta.

Jackson ka bashkëpunuar me yje të tjerë të popit si Will.i.am, Akon dhe Ne-Yo para vdekjes së tij.

Por Will.i.am deklaroi gjatë muajit gusht se do të ishte mungesë respekti nëse këngët do të publikoheshin pa bekimin e Jackson.

Edhe një numër i madh fansash janë të pakënaqur me këtë lancim. Një grup në FB, që mban emrin “Michael, This was not it”, u ankua se albumi përmban këngë “të zhvatura” që këngëtari nuk ka dashur kurrë t’i publikojë me kompaninë “Sony”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA