Downey Jr: Burgu nuk më ndihmoi

05/11/2010 16:00

Protagonisti i filmit “Iron Man”, Robert Downey Jr., i cili ka qenë dy herë i dënuar me burg në fund të viteve ’90 për krime që kanë lidhje me drogën, shprehet se këto eksperienca nuk e kanë ndihmuar aspak.

“Burgu nuk më ka ndihmuar aspak dhe e njëjta gjë vlen për çdo njeri tjetër që e ka provuar atë”, shprehet aktori.

46-vjeçari shprehet se ditët që ka kaluar në burg kanë qenë të ngjashme me kolegjin: “Ka shumë ngjashmëri me shkollën. Sherret janë të shpeshta dhe një shok dhome i keq është njësoj si një e dashur e bezdisshme.”

“Në fakt, nuk më bëhej vonë fare se isha në burg sepse në fund të fundit jeta aty nuk ishte dhe aq keq”, përfundon Downey Jr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA