Brad telefonon Cox, Jolie nxehet

05/11/2010 13:00

Angelina Jolie mesa duket është nxehur keq me Brad Pitt. Sipas mediave ndërkombëtare ylli i Hollyëood është irrituar keqas me partnerin e saj, pasi ky i fundit kishte telefonuar Courteney Cox.

Qëllimi i Pitt ka qenë ngushëllimi për ndarjen e aktores me bashkëshortin e saj David Arquette. Por Angie nuk e ka harruar që Courteney është mikja më e mirë e Jennifer Aniston, ish-bashkëshortes së Brad.

“Angelina është nxehur kur Brad pranoi se kishte telefonuar Cox dhe e akuzoi se qëllimi kryesor i tij është riafrimi me Aniston”, thotë një burim i mirëinformuar.

Jolie kërkon që Pitt të mos ketë asnjë lloj kontakti me ish-gruan. Por Brad është mbrojtur duke thënë se është normale që të ngushëllosh dikë, në një moment të vështirë në jetë, sic është divorci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA