Beckham kërkon nënshtetësinë amerikane

05/11/2010 16:50

Ish-kapiteni i kombëtares angleze, David Beckham, i cili shkoi të jetonte në SHBA pas firmosjes së kontratës për të luajtur me Los Angeles Galaxy, duket se nuk ka ndërmend të kthehet në vendlindjen e tij pasi të lërë futbollin.

Arsyeja është se familja e tij është shumë e lumtur me jetën e re, megjithëse Beckham deklaron se kurrë nuk do të harrojë “rrënjët” e tij.

Pyetjes së gazetares së “Los Angeles Times” nëse do t’i pëlqente që të merrte nënshtetësinë amerikane, David iu përgjigj: “Shpresoj që po. Do të ishte gjë e mirë. Kam lindur dhe jam rritur në Angli dhe gjithmonë do të jem anglez, kjo nuk do të ndryshojë. Por, fëmijët e mi vazhdojnë shkollën në Amerikë dhe deri sa ata dhe gruaja ime janë të lumtur ne do të qëndrojmë në SHBA.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA