Basha: Luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore

05/11/2010 20:10

Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha ka deklaruar përpara studentëve të akademisë së policisë “Arben Zylyftari”, se pas marrjes se vendimit për heqjen e vizave, Policia e Shtetit, duhet të ketë si qëllim ruajtjen e rezultateve të mira në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Në kushtet e lëvizjes së lirë, tha Basha, intensifikimi i goditjes së grupeve kriminale brenda juridiksionit shqiptar është i rëndësishëm.

Ministri i Brendshëm u drejtua gjatë këtij takimi edhe qytetarëve shqiptare për t’i informuar se të gjithë duhet të jenë të informuar se asnjë kërkesë për marrjen e azilit në zonën Shëngen nuk ka shans të ketë sukses, se legjislacioni shqiptar, institucionet shqiptare, marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe me BE e bëjnë të pamundur këtë.

Top Channel