Akuzat për listat e zgjedhësve, reagon Poni
05/11/2010 19:55
Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni deklaroi se akuzat e kreut socialist janë një spekullim i pastër pasi hartimi i listave është në proçes, në bashkëpunim me OSBE-në, duke qenë brenda afateve dhe transparent.
“Sot kryetari i PS-së ofroi një spekullim të pastër dhe gënjeu duke akuzuar pa asnjë bazë Ministrinë e Brendshme në lidhje me listat zgjedhore. Çdo qytetar shqiptar e di shumë mirë se janë kryetarët e bashisë dhe komunave që hartojne dhe përditësojnë listat zgjedhore dhe komponentët e tyre”, tha Poni.
Top Channel