Vlorë, Prudentino ngelet në burg

04/11/2010 14:55

Në Gjykatën e Apelit të rrethit të Vlorës është zhvilluar sot seanca për Albino Prudentino, pas depozitimit te nje kerkese te avokatit te tij per revokim e mases se ndalimit, burg pa afat.

Vete Prudentino ka qene i pranishem ne sallen e gjyqit. Avokati Ferdinand Ndoja ne fjalen e tij eshte shprehur se klienti i tij eshte arrestuar kunder ligjit dhe se nuk paraqet asnje rrezikshmeri. Gjithashtu sipas Ndojes, per arrestimin e Prudentinos nuk kane mberritur dokumenta zyrtare por vetem faks ndersa shteti italian nuk i ka sjelle akoma.

Gjithashtu per sa i perket sekuestrove avokati eshte shprehur se mund te pranohet vetem sekuestrimi i celularit personal te Albinos dhe kompjuteri, por jo sekuestrimi i sendeve te  familjes. Prokurori i Ceshtjes Pelivan Malaj, eshte shprehur se vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare per arrestimin dhe sekuestrimin e pasurise se Prudentinos eshte i drejte.

Gjykatesja e ceshtjes Alma Licaj ka vendosur qe te lere ne fuqi vendimin e shkalles se pare duke e lene ne burg Prudentinon deri ne pritje te ekstradimit te Itali ku akuzohet per lidhje mafioze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA