Vetëpunësimi, fond për të rinjtë e Tiranës dhe Durrësit

04/11/2010 17:05

Me një fond prej afro 1.1 milion dollarë, financuar nga qeveria japoneze, mbështetur nga Banka Botërore, të rinj nga bashkia e Tiranës dhe asaj të Durrësit do të përfshihen në projektin që u mundëson atyre vetëpunësim, duke i mënjanuar ata nga shifrat e papunësisë.

Kryetari i bashkise Edi Rama e konsideron kete projekt pervecse te rendesishem edhe si nje shembull te mire per te zbutur varferine dhe papunesine, per te cilat ka akuzuar sistemin universitar ne vend.

“Ky eshte nje projekt qe synon te sfidoje nje prej armiqve me te medhenj, me te rrezikshem qe ka shoqeria jone, që është papunësia. 30 perqind e te rinjvve të këtij vendi janë të papunë. E ndjej se sa artificiale dhe sa pa të ardhme është rruga e një sistemi shkollor që përfundon me një cikël universitar tërësisht të korruptuar”, tha Rama.

100 te rinj te papune do te aplikojne me projekte te tyre per te fituar fonde per te ngritur nje biznes te tyrin, 630 te tjere do te aplikojne per kurset e trainimit apo bursat per edukimin profesional dhe 1000 te tjere do te perfshihen ne projektet per zhvillimin e komunitetit.Ky projekt do te zbatohet ne bashkepunim me aktore te tjere te tregut te punes qofshin private apo publike dhe do te zhvillohet per nje periudhe 3-vjecare.

Top Channel