Varret, LSI: Të shkarkohet prefekti

04/11/2010 15:15

Lëvizja Socialiste për Integrim është treguar radikale përsa i përket cështjes së varreve të Boboshticës duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të prefektit të Korcës dhe kryetarit të komunës Boboshticë.

Sipas kryetarit te Komisionit te Ligjeve dhe anëtarit të kryesise së LSI-së Spartak Braho ky vendim duhet te merret si pasoje e qendrimit indiferent te mbajtur nga keta dy zyrtare ne lidhje me kete ngjarje te rende.

“Ne i bejme thirrje organeve me te larta te shtetit te marre masa te ashpra ndaj qendrimit pasiv dhe aspak në përmbushje të ligjit të prefektit të Korcës, i cili duhet shkarkuar. Jane shkelur rregulla te bashkejeteses normale, por edhe trajtimit normal te atij territori”, tha Braho.

Nderkohe debati per varrezat e Boboshtices ka shkaktuar reagim edhe nga kreu i cameve Shpetim Idrizi, i cili kerkoi venien perpara drejtesise te personave pergjegjes per kete akt barbar.

“Nuk eshte fajtor muratori i Boboshticës qe per para, apo për vizë pranoi të dhunonte të parët e vet, por Greqia fqinje apo qarqet ultranacionaliste e ngatërrojnë cështjen e ushtarëve të rënë me ngjarjet e Vorio Epirit”, tha Idrizi.

Por teksa LSI dhe PDU kane patur ne fokus ngjarjen e Boboshtices, kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ashtu si nje dite me pare gjate konferences per shtyp ka shmangur prekjen e ketij skandali. Perkundrazi zoti Dule kundersulmoi duke i kujtuar qeverise ceshtjen e regjistrimit te popullsise mbi baza fetare dhe etnike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA