Uji, tarifa të ulëta të varfërve

04/11/2010 17:15

Nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm, banorët e unazës së re në Tirane do te furnizohen me ujë.

Keshtu eshte shprehur drejtori i Ujesjellesit, Sait Dollapi, i cili ka kerkuar qe per shtresat ne nevoje dhe pensionistet te aplikohen tarifa me te uleta

“Duhet të përfshihet edhe tarifa e diferencuar, për të varfërit, për pensionistët ose invalidët e luftës”, tha Dollapi.

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, në fjalën e tij, u ndal tek gjendja e renduar e ujërave te bregdetit, te cilat ndoten cdo vit nga ujerat e zeza qe shkarkojne hotelet apo ndërtesat turistike.

Mediu ka kerkuar bashkepunimin e te aktoreve per te permirësuar cilesinë e ujit te pijshem, por edhe per te menaxhuar sa me mire, ujërat e baseneve ne Shqiperi.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA