Tiranë, nis procesi ndaj 12 personave

04/11/2010 13:45

Gjykata Penale e Tiranës ka nisur procesin ndaj 12 personave të cilët akuzohen nga prokuroria për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Gjyqi nis shtate muaj pasi keta shtetas u arrestuan sepse kishin bllokuar rrugen nacionale Tirane-Elbasan, duke protestuar per te mbeshtetur keshtu greven qe po behej nderkohe ne Tirane nga Partia Socialiste.

Te akuzuar jane Arben Fusha, Bejtullah Ullini, Edmond Tafa,Fadil Balla,Fatmir Koldashi,Gezim Lila,  Gezim Salihu,Mustafa Xhixha,Naim Karaj,Sami Beshiri, Shazivar Sula, Shpetim Tresa, te cilet muaj me pare u prangosen per protesten e tyre.

Nga ana tjeter gjykata e Tiranes i la ata te lire me nje mase me te lehte ate te detyrimit me paraqitje deri ne perfundim te hetimeve. Te pandehurit ishin te pranishem ne salle dhe gjate apelit qe beri gjykatesi per secilin prej tyre, kishte nga ata qe posedonin dokument identifikues , per shkak te mos informimit te tyre se para gjykates duhet te paraqitesh me pasaporte apo karte identiteti. Njeri nga te akuzuarit pretendoi serisht se nuk e dinte pse ndodhej ne proces pasi sipas tij ai ishte duke u kthyer me familjen ne shtepi , kur u bllokua ne rruge dhe kur doli te pyeste cfare kishte ndodhur, policia e identifikoi si pjesemarres ne proteste

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA