Të hiqen taksitë e palicencuara

04/11/2010 08:00

Drejtuesit e taksive kanë dalë sërish në protestë, kundër punës informale, të drejtuesve të taksive të palicencuara.

Ata shprehen se i paguajnë të gjitha taksat pranë strukturave të pushtetit vendor, por pavarësisht kësaj nuk ka zgjidhje për mjetet e palicencuara, të cilat i konkurrojnë çdo ditë në rrugët e Tiranës. Aktualisht në Tiranë ushtrojnë aktivitet rreth 800 taksi të licencuara.

Sipas taksistëve, duhet të krijohet një ligj për punonjësit e shërbimit taksi, një status për mbrojtjen e tyre gjatë shërbimit, si dhe për taksistët që kanë humbur jetën gjatë punës, t’u jepet pension familjeve të tyre.
 
Krahas konkurrencës së pandershme ata i kërkojnë policisë bashkiake që t’u sigurojë vendet e parkimit, pasi ato zihen në më të shumtën e rasteve nga mjete të tjera. Por, krahas këtyre kërkesave, drejtuesit e taksive kanë renditur dhe të tjera. Sipas tyre, licenca duhet të jetë pronë e personave që janë të licencuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA