Ryan Reynolds mbron burrat e “shëmtuar”

04/11/2010 13:20

Aktori i Hollywood, Ryan Reynolds, mendon se meshkujt “jo dhe aq të bukur” mund të kenë një marrëdhënie me një vajzë “shumë të pashme”, nëse janë të “talentuar”.

Ryan, i cili është i martuar me bukuroshen Scarlett Johansson, deklaroi për revistën ‘In Touch’: “Për meshkujt nuk është e rëndësishme të jesh i bukur. Karakteri dhe aftësitë janë shumë më të rëndësishme.”

Aktori 34-vjeçar mendon se gabohen rëndë njerëzit të cilët kanë parësore pamjen e tyre.

Ryan Reynolds, i cili u kurorëzua nga revista “People” si mashkulli më seksi i vitit 2008, u shpreh: “Nëse do mendoja se unë jam i bukur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, atëherë do isha një idiot.”

Ryan gjithashtu zbuloi se gjërat që e tërheqin më shumë tek Scarlett Johansson janë sensi i humorit dhe personaliteti i saj modest.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA