Lezhe, aksident në superstradë

04/11/2010 14:20

Një tjetër aksident i rëndë automobilistik u shënua në aksin superstradë Gurëz si pasojë e të cilit ka gjetur vdekjen shtetasi Frrok Bilaçi nga fshati Manati Lezhë rreth 50 vjec, si dhe ka mbetur i plagosur kryetari i komunës Kaçinar Kastriot Ndoj 37 vjeç.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në një kthesë ndersa nje automjet me targa te Lezhes, të cilin ishte drejtues viktima si dhe pasagjer i dëmtuari është përplasur me një kamion.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar ambulanca për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarve, por mësohet se Bilaçi ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa është marrë për ndihmën e parë mjekësore Kastriot Ndoji.

Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqet e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA