Julia Roberts, besnike ndaj fesë së saj

04/11/2010 14:25

Julia Roberts, e cila para pak kohësh është kthyer në besimin hindu, rrëfen se është shumë e interesuar mbi spiritualitetin e fesë.

Aktorja 43-vjeçare mendon se të gjithë duhet të festojnë “Festivalin e Dritave” (Diwali), që ka origjinë hindu, sepse është një festë që bën thirrje për “humanizëm, paqe dhe prosperitet.”

Ylli i kinemasë deklaroi për gazetën ‘The Times of India’: “Diwali duhet të festohet në të gjithë Botën. Nuk ka të bëjë vetëm me hinduizmin. Diwali ka të bëjë me vlerën e besimit në vetvete, dashurinë për njerëzit, paqen, prosperitetin dhe mbi të gjitha përjetësinë.”

Julia Roberts kaloi disa kohë në Indi gjatë xhirimeve të filmit “Eat, Pray, Love” dhe ka parashikuar të kthehet atje rregullisht tani e tutje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA