Gjimnazet, jo më dëftesë pjekurie

04/11/2010 08:15

Në përfundim të procesit të Maturës Shtetërore, nxënësi pajiset me diplomë të Maturës Shtetërore, jo më me dëftesë pjekurie, siç ka ndodhur gjatë përvojave të kaluara.

“Provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të Maturës Shtetërore zhvillohen në përfundim të vitit shkollor në një sesion të vetëm”, thuhet në vendimin e ndryshuar.

Arsimi i mesëm quhet i përfunduar kur nxënësi arrin rezultate kaluese në provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Ky është një nga ndryshimet më të fundit të miratuara dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Kjo do të thotë që të rinjtë duhet me patjetër t’u nënshtrohen provimeve të MSH-së, që të quhen më pas kalues të tri viteve të shkollës së mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA