Emma Bunton pret fëmijën e dytë
04/11/2010 12:35
Emma Bunton pret fëmijën e dytë me partnerin Jade Jones.
Në mëngjesin e sotëm, ish-pjesëtarja e grupit “SpiceGirls” publikoi në rrjetin social ‘Twitter’: “Familja jonë po rritet. Jemi shumë të lumtur t’iu njoftojmë se po presim fëmijën e dytë dhe dëshira e Beau-s për një motër ose vëlla do të bëhet realitet.”
Në një deklaratë të mëparshme Emma u shpreh: “Prioritetet e mia kanë ndryshuar. Familja është gjithçka për mua tani. Shpresoj që së shpejti të kem më shumë fëmijë.”
Top Channel