Delegacioni i PE-së në Tiranë

04/11/2010 15:55

Delegacioni i Europës Juglindore, i kryesuar nga Eduard Kukan, ndodhet në Tiranë për të përfunduar një deklaratë të perbashket me palën shqiptare, për të cilën nuk u ra dakord pak muaj në parë në Bruksel për shkak të mosmarrëveshjeve mes socialistëve dhe demokratëve.

Per te patur nje panorame sa me te qarte, delegacioni eshte takuar me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama ne dy selite perkatese.

Nje nga ceshtjet me te rendeishme te takimeve me te dyja palet ka qene situata politike ne vend. Sipas njoftimit zyrtar te qeverise, persa i perket situates politike, në takim u diskutua dhe u vlerësua oferta e mazhorancës për hetimin e të gjitha çështjeve nga Komisioni parlamentar, përveçse atyre për të cilat ka vendim të gjykatave.

Njoftimi thote se ne takim me delegacionin u vleresua edhe gatishmëria e mazhorancës për të votuar amendamentet që opozita do të sugjerojë për kuadrin ligjor për zgjedhjet e ardhshme, me kushtin që ato të jenë konsultuar paraprakisht me institucionet e OSBE/ODIHIR.

Zyra e qeverise njofton se ne takim u vleresuan edhe reformat e qeverise, vecanerisht per plotesimin e kritereve per liberalizimin e vizave. Ndersa, persa i perket kerkeses per statusin kandidat eshte lene te kuptohet se Shqiperia nuk do te kete nje pergjigje pozitive me 9 nentor. Njoftimi thote se europarlamentaret theksuan se cilido qoftë opinion i Komisionit në këtë pikë, ai duhet parë si një inkurajim për arritjet e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, por edhe për reformat e ardhshme integruese.

Delegacioni i Parlamentit Europian eshte takuar rreth ores 14 edhe me kryetarin e Partise Socialiste. Por shkak te kohes, nga zyrat e opozites ende nuk ka nje njoftim zyrtar lidhur me kete takim dhe per qendrimet e mbajtura nga delegacioni me zotin Rama, per situaten politike ne vend, qe mbahet ende e mberthyer nga mosmarreveshjet e thella mes dy partive per hetimin e zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA