“Boboshtica”, Greqia dënon djegien e kurorave

04/11/2010 15:45

Ministria e Jashtme greke ka denuar aktin e ndiekies se kurorave ne varrezen e fshatit Boboshtice.

Zedhenesi Grigoris Delavekuras tha se mesha fetare e organizuar nga konsullata greke dhe Omonia, me rastin e festes kombetare greke ne varrezen e fshatit Boboshtice, pak dite me pare,ishte nje feste qe zhvillohet cdo vite ne te njejten dite ne te njetin vend.

Sipas zedhenesit, Athina eshte e shqetesuar prej akteve ekstreme te djegies se kurorave prej ekstremisteve,sic i quajti ai.

“Kjo ngjarje te shemtuara qe prishin klimen e mire te marredhenieve midis dy vendeve tona.Ne Boboshtice ka patur prej vitesh memorial kushtuar luftes. Djegia e kurorave eshte nje ngjarje tragjike dhe e denueshme nga ne. Ne te njejtin vend,prej shume vitesh festohet aspirata dhe lufta e popullit tone per liri nga aksi fashist. Behet fjale per nje periudhe qe eshte shkrojtur me germa te arta”, tha zëdhënësi.

Sipas tij kete simbolike tentojne te minojne qarqe te ndryshme ne Shqiperi dhe se për fat te keq, ekstremistet ende nuk e kane kuptuar ku jetojne.

Zedhenesi nuk ka pranuar te komentoje lidhur me faktin se per ndertimin e memorialit, ku demtuan varret  e banoreve te zones dhe eshtrat e tyre u lane mbi toke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA