Athinë, protestë kundër qeverisë shqiptare

04/11/2010 22:05

Rreth 200 vetë, që quhen anëtarë të rinisë Vorio-Epiriote, protestuan në Athinë kundër qeverisë shqiptare.

Me parrullat e tyre ata kërkonin drejtësi për Aristotel Gumën, dënimin maksimal për autorët e ngjarjes së Himarës, më 12 gusht të këtij viti, mbrojtjen e pronave të vorio-epiriotëve dhe mbrojtje për grekët e Shqipërisë.

Protestuesit akuzuan qeverinë shqiptare se diskriminon minoritarët. “Në Shqipëri anëtarët e minoritetit pushohen nga puna vetëm sepse janë grekë, kurse pronat e tyre janë në duart e grabitësve qeveritarë”, shkruante një nga pankartat që ata mbanin në duar.

Të rinjtë minoritarë i kërkuan qeverisë shqiptare të plotësojë kushtet për mbrojtjen e minoritetit grek që jeton në Shqipëri.

Ata kërkuan lejimin e tabelave në gjuhën greke në rrugët e Shqipërisë, të drejtën e shënimit të kombësisë dhe fesë në dokumentat e identifikimit, të drejtën e shkollave greqisht në gjithë jugun e Shqipërisë, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA