Athina: Miratoni “ujërat”

04/11/2010 15:00

Qeveria greke i rikthehet cështjes së kufijve detarë me Shqiperinë dhe i bën apel Tiranës zyrtare të bëjë sa më shpejt ratifikimin e marrëveshjes qeveritare.

Ministria e Jashtme greke deklaroi sot se rrezimi qe i beri Gjykata Kushtetuese, marreveshjes, eshte nje ceshtje qe i takon Tiranes ta zgjidhe.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke Grigoris Delavekuras, ratifikimi i marreveshjes do t’i hape rruge shfrytezimit te pasurive natyrore.    

“Marrëveshja për ujerat midis Shqipërisë dhe Greqisë ështe nje marreveshje e mire. Ajo eshte firmosur prej te dy qeverive dhe eshte bazuar ne te drejten nderkombetare. Sic dihet, ceshtja eshte komplikuar prej vendimit te Gjykates Kushtetuese shqiptare,por ne mendojme se i  takon Tiranes te gjeje zgjidhje per ratifikimin e kesaj marreveshje ne parlamentin e saj. Ne mendojme se ratifikimi i  kesaj marreveshje i  hap rruge shfrytezimit  prej dy vendeve,te pasurive natyrore qe ndodhen ne zone.  Ashtu sic e ka pohuar edhe vete ministri i Jashtem shqiptar,ratifikimi i kesaj marreveshje,ndikon per mire ne rrugen europinane te Shqiperise”, tha Delavekuras.

Qendrimi i Greqise duket se nuk ka ndryshuar,edhe pse Athina zyrtare pak kohe me pare,kishte deklaruar se do te respektoje vendimin e gjykates, pavaresisht se ky zhvillim nuk e ka kenaqur ate.

Delavekuaras mohoi zerat se palet jane ne faze rinegocimi per termat e marreveshjes, edhe pse prej verifikimeve reale ne terren, rezulton se Shqiperia humb nje siperfaqe te konsiderueshme territori detar, pjese kjo, qe sipas zbulimit te bere prej Top Channel pak kohe me pare, ndodhet nje rezerve nafte prej rreth 4 miliarde fuci,ndersa sasia e gazit natyror i kalon 1.5 miliarde meter kub.    
                                                                                                                                                                           

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA