Këngëtari Rod Stewart ka zbuluar sekretin për të qëndruar i ri edhe në moshën 65-vjeçare.

“Punoj jashtëzakonisht shumë për të mbajtur veten. Jam i fiksuar pas shëndetit tim dhe për këtë punoj pesë ditë në javë me një instruktor”, tregon Rod Stewart.

Më tej, këngëtari vazhdon: “Nëse lëkura ime është e shëndetshme ka një arsye. Kam 30 vjet që bëj trajtime rregullisht.”

Gjithashtu, këngëtari i rock-ut ndjek një dietë të rreptë dhe të shëndetshme, por kjo gjë nuk e pengon të pijë çdo pasdite nga dy gota verë italiane: “Verën italiane e adhuroj”, përfundon Stewart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA