Ricky Martin rrëfehet tek Oprah

03/11/2010 12:30

Ricky Martin ka folur për herë të parë në publik, që kur rrëfeu homoseksualitetin e tij nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’, marsin e kaluar.

Oprah Winfrey i “rrëmbeu” deklaratat e para: “E kuptova se çfarë do të thoshte vetëm kur klikova dhe mesazhi u dërgua… në atë moment isha vetëm. Më pas, asistenti im u afrua dhe fillova të qaja si fëmijë.”

38-vjeçari, baba i dy fëmijëve binjakë, Valentino dhe Matteo, tregoi motivet që e shtynë të bënte publike prirjen e tij homoseksuale.

“Nuk mund të duroja dot më. Ishte shumë e dhimbshme. Por, motivi kryesor ishin fëmijët e mi. Nuk doja t’i mësoja fëmijëve të mi të gënjenin”, përfundon Ricky Martin.

Autobiografia e këngëtarit, “Yo” (Unë), do të dalë në shitje së shpejti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA