Nudoja e Modigliani-t, 68.9 milionë dollarë

03/11/2010 17:55

Një pikturë nudo e Amedeo Modigliani është shitur për më shumë se 68.9 milionë dollarë në një ankand të zhvilluar në Nju Jork, duke shënuar kështu një rekord për punën e këtij artisti.

Sipas drejtuesve të ankandit, kanë qenë pesë persona të interesuar për “La Belle Romaine”, duke e çuar çmimin mbi 40 milionë dollarë që ishte shuma e parashikuar.

Piktura, pjesë e një serie nudosh të krijuara në vitin 1917-n, u ble nga një person anonim.

Rekordi i vendosur deri tani për veprën e Modigliani-t ka qenë 43.2 milionë euro, i vendosur në fillim të këtij viti në Paris.

Top Channel