
Fondi Monetar Ndërkombëtar parlajmëroi qeverinë se po harton një buxhet jorealist për vitin e ardhshëm duke kërcënuar sërish financat publike të vendit.
“Ne parashikojme nje rritje ekonomike prej 3.5 per qind dhe nje inflacion 3 per qind. Duke marre ne konsideratë keto dy tregues rritja e te ardhurave duhet te mos jetë më shumë se 7 per qind. Por ne po shikojme nje rritje shume me te madhe dhe kjo nuk mund te konsiderohet si e matur”, tha kreu i FMN-së, Gerwin Bell.
Por qeveria ka parashikuar në buxhet një rritje të të ardhurave prej 12 për qind ose 71 për qind më shumë se sa ajo që vlerëson FMN. Ministri i Financave tha se llogaritë e qeverisë janë më të sakta se ato të Fondit.
“Ju e dini qe ne gjithnje kemi patur diferenca me fondin. Projekti për rritjen ekonomike është optimist dhe afër realitetit”, tha Bode.
Në kushtet ku vendi do të hyjë vitin e ardhshëm në zgjedhje edhe Banka e Shqipërisë ndan të njëjtin shqetësim me fondin. Guvernatori Ardian Fullani i kërkoi qeverisë të mbajë nën kontroll financat publike.
”Kuotimi i borxhit sovran shqiptar ne tregjet nderkombetare do te kerkoje nje impenjim me te madh per ruajtjen e parametrave fiskale”, tha Fullani.
FMN është e shqetësuar se parashikimet optimiste të qeverisë mund të cënojnë sërish borxhin publik të vendit, sakaq në nivele të larta.
”Ju keni një nivel mjaft të lartë borxhi krahasuar me ekonomitë e tjera në rajon apo vendet në zhvillim. Ulja e borxhit publik duhet të jetë prioritet kyc per te ulur rreziqet nga stabiliteti makro-ekonomik. Deficiti nuk duhet te jete me i larte se 2.5 per qind e GDP dhe kjo duhet te jete e bazuar ne nje parashikim realist te te ardhurave”, u shpreh Bell.
Top Channel