Përmet, aksident i rëndë rrugor

02/11/2010 00:50

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua rreth orës 20 të mbrëmjes së hënë në aksin rrugor Përmet-Carshovë.

Shoferi i makinës tip Benz me targa PR 1269 B humbi kontrollin e makinës duke dalë jashtë rrugës. Sipas pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 persona, shoferi Lulzim Rustemi dhe dy pasagjerët e tjerë që ndodheshin në makinë bashkë me të.

Mësohet se të plagosurit ndodhen që të tre të shtruar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel