Ka një solidaritet të madh për gjendjen shëndetësore të Aretha Franklin, “mbretëresha e muzikës soul”, 68 vjeçe, e konsideruar prej kohësh si një nga elementët më domethënës të historisë muzikore amerikane dhe botërore.

Një seancë lutjesh është mbajtur të mërkurën në mbrëmje në qendër të Detroitit për të shpehur afërsi dhe solidaritet për këngëtaren që sot do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Muajin e shkuar vetë Franklin kishte lajmëruar anulimin e të gjitha koncerteve dhe shfaqjeve publike për gjashtë muaj, sipas sugjerimit të mjekëve.

Top Channel