Robbie Williams po stërvitet shumë në mënyrë që të jetë sa më në formë për turin me ish-grupin e tij “Take That”.
Instruktori i tij, Nick Hollender, tregon për ‘News Of The World’: “E bëj që të këndojë të gjitha këngët e tij pa stonuar gjatë kohës që vrapon.”
“Robbie duhet të arrijë formën e shokëve të tij të grupit: Gary Barlow, Mark Owen, Jason Orange dhe Howard Donald, të cilët kanë qenë në turne më shumë se ai”, shprehet Hollender.
“Stërvitja ka si qëllim që gjatë shfaqjeve Robbie të jetë në gjendje të kërcejë dhe të këndojë në të njëjtën kohë”, përfundon instruktori i Robbie Williams.
‘Take That’ do të zhvillojnë turin e tyre në Europë nga maji deri në qershor të vitit 2011.
Albumi i tyre “Progress” do të dalë më 22 nëntor të këtij viti.
Top Channel