Një nga yjet e basketbollit amerikan të NBA-së Shaquille O’Neill, prej rreth një viti ka rifilluar karrierën e tij si reper.

Kohët e fundit ai ka publikuar rreth 5 albume të përziera duke përfshirë në to edhe bashkëpunime me emra të tjerë të mëdhej të muzikës amerikane.

Me rastin e festës së Halloween, lojtari i Boston Celtics ka bërë një paraqitje të rrallë, duke u veshur si këngëtarja Beyonce.

Ngjan e çuditshme, por basketbollisti 2,16 metra i gjatë dhe që peshon 150 kilogram këndon “Sweet Dreams” të këngëtares amerikane nën shoqërinë e një miku të tij në makinë.

Top Channel