Lily Allen humb fëmijën e dytë

01/11/2010 13:50

Lily Allen përjeton një hidhërim tjetër. Këngëtarja humb fëmijën e saj të dytë kur ishte 6-muajshe shtatzënë.

Ylli i muzikës britanike u dërgua me urgjencë në spital të enjten pas dhimbjeve të forta në stomak.

Por, përpjekjet për të shpëtuar fëmijën gjatë fundjavës, fatkeqësisht nuk dhanë frytet e dëshiruara. Dy vjet më parë, këngëtarja përjetoi një fatkeqësi të ngjashme.

Në dhjetor të 2007, Lily Allen bëri publike shtatzaninë e saj dhe vetëm një muaj më pas humbi fëmijën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA