Julianne Moore: Nuk bëj operacione plastike

01/11/2010 11:15

Julianne Moore është betuar se nuk do të bëjë operacione plastike.

49-vjeçarja shprehet se do ndihej sërish e vjetër edhe po të ndryshonte pamja e saj. Gjithashtu ajo nuk është e sigurtë mbi faktin se trajtimet mjekësore do e bënin të dukej më e re.

“Mund të bëj çdo gjë që dua, por sërish do të jem 49 vjeç dhe asgjë nuk do të ndryshojë”, shprehet aktorja.

“Nuk jam e bindur se do dukesha më e re, thjesht do dukesha sikur kam bërë operacion plastik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA