Felton: “Harry Potter”? Humba fëmijërinë

01/11/2010 08:15

Aktori 23-vjeçar, i cili interpreton rolin e Draco Malfoy në sagën e filmave “Harry Potter”, është shprehur në lidhje me kohën e gjatë që i ka marrë xhirimi i filmave.

“Përgjatë këtyre 10 viteve nuk kam pasur kohë të merrem me projekte të tjera, për të mbajtur flokët në ngjyrën time natyrale apo për të bërë plazh”, deklaron Tom Felton.

“Ka njerëz që më ngushëllojnë duke thënë që pasuria dhe fama e kompensojnë në njëfarë mënyre fëmijërinë e humbur. Por, ideja që fëmijëria paska një çmim më duket qesharake”, vazhdon aktori.

“Kurrë nuk mund t’i kthej pas vitet që ikën”, u ankua britaniku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA