Bocelli: Humba shikimin nga një goditje me top

30/10/2010 15:00

Me rastin e daljes së romanit autobiografik “La musica del silenzio”, në një intervistë për “Gente”, Andrea Bocelli ka treguar për herë të parë për incidentin që i shkaktoi një verbëri të plotë.

“Kur isha fëmijë më pëlqente të luaja futboll dhe një ditë, gjatë një ndeshjeje, një top më goditi më syrin e djathtë, i vetmi me të cilin arrija të dalloja dritën dhe ngjyrat”, është shprehur Bocelli.

I prekur që i vogël nga një formë e rëndë e glaukomës kongjenitale, Bocelli që prej asaj dite nuk ka parë më asgjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA