Robert Pattinson: Në SHBA nuk mund të bëj asgjë

29/10/2010 16:05

Aktori Robert Pattinson, protagonisti i sagës “Twilight”, tregon se fama e tij po i jep më shumë probleme në SHBA se sa në vendlindjen e tij, Britaninë e Madhe.

Aktori ndihet “i mbytur” nga ‘paparazzi’ dhe fansat kudo që shkon.

Robert deklaroi në revistën angleze “OK”: “Fama ime është rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mendoja se gjëra të tilla do më ndodhnin vetëm në Londër. Nuk mund të bëj asgjë në Amerikë sepse nuk dua të shkruajnë gjëra për mua”, shprehet Pattinson.

“Për mua, njerëzit që kanë dëshirë të dalin në rrugë dhe të fotografohen janë shumë të mërzitshëm”, vazhdon Pattinson.

Gjithashtu, aktori pranon se fama që gëzon e bën shpesh “paranoik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA